SPAK kërkon arrestimin e Ahmetaj, gazetari i njohur zbardh detajet e reja, ja lëvizja që do të bëjë ish-zëvendëskryeministri nga arratia

Gazetari Basir Çollaku ne nje interviste foli në lidhje me urdhërin e prokurorisë për të arrestuar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Çollaku tha se Ahmetaj do të ndihmojë hetimet për inceneratorët, ku nga jashtë vendit ku ndodhet, do të publikojë shkressa për personat e tjerë të përfshirë.

Gazetari theksoi se ende SPAK nuk ka avancuar në hetimet për inceneratorin e Tiranës, e cila është dhe “zemra e luanit” e kësaj çështjeje, ndaj sipas tij pritet që të ketë zhvillime interesante.

“Unë shoh një shenjë pozitive pasi zoti Ahmetaj po e ndihmon hetimin, me deklarimet e tij nga arratia nga streha e tij e çuditshme. Njëkohësisht me premtimin se do të dalin dokumente të reja, që unë besoj se SPAK-u nuk i ka. Për sa kohë vetë zëvendëskryeministri deklaron se janë shumë gjëra të tjera, shkresa dhe dokumenta që janë në adresë të Ramës dhe politikanëve të tjerë, të cilat po përpiqet dikush të mos i nxjerrë. Ahmetaj është duke publikuar shkresa që do shfaqësojë vetveten dhe do të fajësojë ata që janë në prag të hetimit por të papërfshirë në dosje. Ajo që pashë te dërgesa e SPAK-ut në Kuvend është diçka interesante, është e shkruar ku të treja praktikat Elbasani, Fieri dhe Tirana kanë problematika dhe i kanë shkaktuar një dëm të madh shtetit. Elbasani dhe Fieri, ne kemi nisjen e gjykimit, ndërsa te Tirana jo, që është dhe pjesa e luanit të kësaj dosjeje”, tha Çollaku.