“10 mijë lekë ‘shitet’ diploma online”, pedagogia: Më pyeti studenti ku ta blej

Ekonomistja dhe pedagogia Romina Radonshiqi, ishte e ftuar këtë të martë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth korrupsionit në universitetet shqiptare.

Ajo tha se kjo situatë është bërë aq e zakontë sa studentët janë mësuar e madje kërkojnë që ta blejnë edhe punimin e diplomës online.

Ajo tha se ka pasur raste kur studentja e ka pyetur nëse njeh ndonjë që mund t’i bëjë diplomën.

“Çmimi i temave të diplomave nëse janë tema për Bachelor shkojnë deri në 100 mijë lekë të vjetra në Master është diku dyfishi. Më ka rastisur të më pyesin “o zysha a njeh dikë që të më bëjë temën?”, është bërë normale”,-tha Romina Radonshiqi.