Mundësi e artë për shqiptarët në Angli/ Kërkohen punëtorë ndërtimi, lehtësohet dhënia e vizave

Britania ka vendosur të lehtësojë marrjen e vizave të punës për punonjësit e ndërtimit, në specialitete si murator, ndërtues çatish, shtrues pllakash, suvatues dhe marangoz.

Britania ka nevojë urgjente për këto kategori pas Brexi-t dhe pandemisë, ku një e treta e punëtoreve të ndërtimit nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht janë larguar nga Britania që nga viti 2017.

Për këto role, rekrutet e rinj mund të paguhen me 80% të çmimit për këto kategori punësh dhe sërish mund të kualifikohen për marrjen e vizës britanike të punës. Ata do përfitojnë edhe nga tarifa me ulëta për pagimin e vizave. Këtyre punëtoreve u duhet të gjejnë një punëdhënës dhe të plotësojnë edhe kriterin e gjuhës angleze siç parashihet nga sistemi post Brexit.
Britania ka nevoje për afro 2 milionë vende vakante pune në ndërtim apo industrinë e turizmit dhe në vjeshtë lista e profesioneve ku ka mungesa për krah pune, pritet të rishikohet dhe zgjerohet më shumë