Transfertat 1.8 mln euro në Zvicër, vjen reagimi i menjëhershëm nga Arben Ahmetaj

Ahmetaj reagon për transfertat 1.8 mln euro në Zvicër:

Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…

Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve