E pabesueshme! Biletat për debutimin e Messit arrijnë një çmim për rekord “Guinness”

Këmbëngulja e David Beckham për të nënshkruar me Lionel Messin dhe për ta transferuar atë në SHBA, po jep frytet e para.

Argjentinasi i cili nënshkroi me Inter Miami pasi u zhvendos nga Parisi, ka ngjallur shumë interes edhe në një treg të pamësuar me futbollin si ai amerikan.

Messi-mania ka shpërthyer në MLS pasi debutimi i fituesit të 7 Topave të Artë po bëhet një eveniment fantastik në nivelin mediatik.

Çmimi i biletave ka arritur në nivele të pamenduara më parë, ndërsa rekordin e mban një biletë e shitur plot 110 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për sfidën që Inter Miami do të luajë kundër Cruz Azul të premten, e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Ligës.