Çfarë ka mbetur nga aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 5 shqiptarët, mediat greke publikojnë pamje të reja. I padëmtuar vetëm bagazhi i makinës

Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci i aksidentit të një ditë më parë në Greqi, ku të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë.

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja, ku siç shihet ka mbetur vetëm makina e shkatërruar me të cilët po udhëtonin pesë shqiptarët.

Nga aksidenti nuk është dëmtuar vetëm bagazhi i makinës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në unazën e Edessës, ku makina me të cilët po udhëtonin punëtorët sezonalë u përplas me një kamion.

Pas operacionit të zjarrfikësve u arritën që të nxirren të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.