E çuditshme por e vërtetë! Autori që dogji 3 makina në Vlorë ngatërroi objektivin, çfarë tha para policisë

Autori ngatërroi objektivin.

Duket e çuditshme por është e vërtetë që autori, i cili dogji 3 automjete në qytetin e Vlorës ka ngatërruar vendin e makinës që duhet të digjte.

Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se nuk ka qenë fare targeti i sulmit makinat e djegura. Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia në një vendndodhje fikse të dhënë prej tij.

Autori ka shkuar teksa në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marr zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera.

Këto si dëshmi i kanë dhënë vetë personat e arrestuar në flagrancë në komisariatin e Vlorës teksa kanë treguar edhe porositësin e kësaj ngjarje.