13-vjeçari u gjet i vdekur brenda makinës/ Zbardhen DETAJE: Mjeti ishte i prishur, babai i tij…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 13-vjeçar u gjet i vdekur brenda një makine.

I mituri u gjet nga familjarët, teksa automjeti ishte në garazhin e banesës.

Ndërkohë, paraprakisht mësohet se ai ka qenë bashkë me babain duke rregulluar makinën, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës. Babai është shprehur se ishin duke hequr baterinë e automjetit.