Makina përplas motorin, plagoset rëndë një person në Shëngjin

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kune të Shëngjinit.

Një person i cili udhëtonte me motor u përplas nga një makinë, në rrethana momentalisht të panjohura. Për pasojë, drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë.

Siç shihet edhe në këto pamje që përcjell gazetarja Vera Deda, në ndihmë të të plagosurit shkuan fillimisht kalimtarë të rastit që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Më pas ai u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al