Jean Claude Van Damme në Kosovë, por vëmendjen e merr varësja e tij

Aktori i njohur, Jean Claude Van Damme, ndodhet aktualisht në Kosovë.

Ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi mbante në qafë një varëse ari me simbolin e shqiponjës.

Sakaq, u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që njihet ndryshe si ‘Rambo’.

Van Damme ka spikatur për disa nga filmat më të shikuar ndër vite si:

“Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Street Fighter”, “Hard Target”, “Double Impact”, etj.