“Atentatorët ndjekin të njëjtat stadarde”/ Atentati në Lezhë, eksperti Karamuço kritika ndaj policisë: Plani i masave ka dështuar, ajo që bie në sy është se…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në një emision televiziv në lidhje me atentatin e ditës së djeshme në Balldren ku mbeti i vrarë Nikolkin Lekstakaj.

Ai tha se tanimë atentatorët të gjithë ndjekin të njëjtat stadarde, duke iu referuar edhe djegiessë makinës.

Karamuço tha se ajo që bie në sy është se atentatorët tanimë po zgjedhin të veprojnë edhe ditën, jo vetëm natën, në një kohë kur ka lëvizje të njerëzve dhe automjeteve.

“Tashmë ne po i konsiderojmë metoda stadarte të atentateve. Jo vetëm ne rastet e Lezhës, por dhe ne Don Bosko, apo TOP CHANEL.

Këto atentate kanë një formë të veprimit. Bie në sy që atentatorët zgjedhin edhe ditën, jo vetëm natën.

Bëhen në një periudhë që ka lëvizje të madhe të njerëzve dhe automjeteve. Në atë momente në atë zonë e di që ka edhe postoblloqe, nuk e di pse nuk ka pasur në atë momente.

Këto kanë favorizuar shumë atentatorët. ËSHTË përdorur një kallashnikov, janë armë që gjihen lehtësisht.

Është përdorur një itinerar jo shumë i gjatë, nga Balldreni në Gjadër.

Polici duhet të hetojë që kur është vjedhur makina, të marrin kamerat e sigurisë. Atentatorët sot kanë filluar të akomodohen me forma që i bëjnë të paidentifikueshme” tha Karamuço.

Eksperti shtoi se pas ngjarjes së 3 muajve më parë ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, Drejtori i Policisë së Shtetit garantoi një plan masash për mbrojtjen e familjarëve, por mesaduket ky plan nuk ka funksionuar.

“Drejtori i Policisë së Shtetit kur ndodhi ngjarja në prill, ka dalë në konferencë shtypi dhe ka garantuar familjet që ishin në gjakmarrje që do të ketë një plan masash për mbrojtjen e tyre. Unë nuk e di se cfarë masash janë marrë, por ngjarja e djeshme tregon se ky plan masash nuk ka funksionuar” theksoi ai.