E FUNDIT/ Arben Ahmetaj zyrtarisht NË KËRKIM! SPAK lëshon urdhërarrest

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar ditën e sotme policisë urdhërarrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Kështu, ish-ministri është zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, nën akuzë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Kujtojmë se para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, Ahmetaj u largua nga vendi duke shkuar në Angli, ku ndodhet prej asaj kohe. Në një reagim të mëvonshëm, ai deklaroi se ishte larguar për arsye familjare dhe se nuk po arratisej, por më vonë avokati i tij deklaroi se ish-ministri do kthehej në Shqipëri vetëm kur të shpallej i pafajshëm.

Më 14 korrik, Kuvendi miratoi heqjen e mandatit të deputetit për Ahmetajn dhe, rrjedhimisht dhe imunitetin, duke i hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij.