Plas tjetër skandal për ministren e Bujqësisë, ja si vëllai i Frida Krifcës bënte biznes me inceneratorin e Tiranës, e motra i jepte fonde nga IPARD

Nuk kanë fund skandalet për Frida Krifcën. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar një dokument, ku pretendohet se vëllai i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, evidentohet si pjesë e inceneratorit të Tiranës. Dje ajo publikoi një dokument i cili tregonte se si vëllai i Frida Krifcës bënte biznes me inceneratorin e Tiranës duke marrë fonde nga IPARD. “Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?

Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bënte biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”, shkruan Kryemadhi. Reagimi i saj ka ardhur pasi Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.