Shefi klimatolog i NASA-s: Korriku 2023 do të jetë më i ngrohti në histori për qindra vjet

Korriku i vitit 2023 ka të ngjarë të jetë më i ngrohti i regjistruar për “qindra, nëse jo mijëra vjet” në planetin Tokë, vlerësoi të enjten shefi klimatolog i NASA-s.

Megjithëse të dy instrumentet kanë disa dallime nga njëri-tjetri, trendi i rritjes së temperaturave është i pagabueshëm dhe ka të ngjarë të reflektohet në raportet mujore të agjencisë hapësinore amerikane që do të publikohen më vonë, u tha gazetarëve Gavin Schmidt, shefi klimatolog i agjencisë hapësinore amerikane.

“Ne po shohim ndryshime të paprecedentë në të gjithë botën. Valët e të nxehtit që po shohim në SHBA, në Evropë , Kinë dhe duke shkatërruar rekordet majtas, djathtas dhe qendra. Kjo nuk është një surprizë,” tha Gavin Schmidt.