Nata e terrorit në Paris për Donnarumma dhe partneren e tij. I lidhin, i rrahin dhe iu grabisin shtëpinë

Ishte një natë tmerri në shtëpinë e Gigio Donnarumma. Në fakt, disa grabitës hynë në shtëpinë pariziene të portierit të Italisë dhe PSG-së. Elementet e para të hetimit të hapur tashmë në kryeqytet tregojnë se prea është e konsiderueshme, rreth gjysmë milioni euro, por mbi të gjitha se Gigio dhe partnerja e tij Alessia Elefante u rrëmbyen, u lidhën dhe u rrahën përpara se të mund të strehoheshin në një hotel, nga ku u ngrit alarmi. Të dy më pas u dërguan në spital për trajtim.

Me pak fjalë, flitet për grabitje me dhunë nga një grup kriminelësh të vendosur, të cilët kanë hyrë në banesën e portierit në lagjen 8 të Parisit në mes të natës, rreth orës 03:20. Grabitësit dukeshin të informuar mirë edhe për plaçkën e mundshme, e vlerësuar sipas elementeve të para në 500 mijë euro, përfshirë para të gatshme dhe sende të çmuara.

Donnarumma dhe partnerja e tij ishin të pranishëm në shtëpi dhe u sulmuan dhunshëm, kërcënuan dhe lidhën, përpara se të arrinin të arratiseshin. Dy italianët u larguan në një hotel aty pranë, ku u pritën të tronditur nga stafi, i cili njoftoi policinë. Me shpejtësi në vendngjarje ka ndërhyrë brigada e antibanditizmit, e cila po heton dhe tashmë është në kërkim të personave të dyshuar.

Nuk është hera e parë që lojtarët e PSG-së përfundojnë në radarët e kriminelëve. Në mars të vitit 2021, ishte Angel Di Maria ai që pagoi çmimin, i cili u largua nga fusha, sepse gjatë një ndeshjeje në “Parc des Princes”, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij pariziene, në prani të gruas dhe vajzave të tij, duke i marrë rreth gjysmë milioni euro, mes parave dhe sendeve me vlerë.

Dy burra u dënuan më vonë me nga 4 vite burg për këtë. Babai i kapitenit Marquinhos u rrah nga persona me kapuç, që hynë në rezidencën e brazilianit, por më pas u identifikuan dhe u dënuan me 5 deri në 7 vite burg. Në të kaluarën janë grabitur edhe Icardi, Sergio Rico, Thiago Silva, Dani Alves, Choupo Moting.

Një vit më parë, Verratti kishte u vodh gjatë pushimeve të tij në Ibiza. Donnarumma pritej sot në qendrën stërvitore “Poissy” për takimin e ekipit përpara miqësores së parë të Luis Enrique me PSG-në, të planifikuar për në orën 17:00 kundër Le Havre. Nesër klubi i emirit të Katarit fillon turneun dyjavor ndërmjet Japonisë dhe Koresë së Jugut.