E rëndë| Bie nga lartësia teksa po lyente, ndërron jetë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka humbur aksidentalisht jetën në qytetin e Elbasanit pasi u rrëzua nga lartësia. 45-vjeçari ishte duke lyer muret e një ndërtese në momentin që u rrëzua aksidentalisht.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk mundi dot t’I mbijetonte plagëve të marra.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.