“200 pemë ranë në 15 minuta, dëmet janë shumë të mëdha”/ ‘Çmendet’ moti në Ballkan, këto dy shtete goditen sërish nga stuhia. A rrezikon Shqipëria?

Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun.

Stuhia që goditi veriun e Italisë gjatë ditës së sotme ka arritur në Kroaci pasdite. Më së shumti kanë pësuar rajonet Istria dhe Kvarner, ku një person ka mbetur i lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Nga stuhia është përfshirë edhe Zagrebi, ka thyer pemë dhe ka dëmtuar ndërtesa.

Siç raportojnë mediat e Kroacisë, disa qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë gjatë stuhisë për arsye të ndryshme. Zjarrfikësit renditën disa nga ndërhyrjet për të cilat kanë dalë gjatë pasdites.

Stuhia e fortë solli dëme të mëdha Novigradin e Istrias. Në vetëm 15 minuta ranë 150 deri në 200 pemë, u dëmtuan shumë makina e parqet u shkatërruan. Siç thotë kryebashkiaku i Novigradit, Anteo Milos, dëmet do të riparohen në 7 ditët e ardhshme. Ka shumë shërbime në terren.