“Range Rover” bie në humnerë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Burime zyrtare të policisë thonë se një makinë Range Rover ka rënë në humnerë e për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende.

“Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar. Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës./tvklan.al