Të rinjtë s’njihnin rrugën, Gjyla do martohej, Çali sapo ishte kthyer nga Italia, SMS e fundit e tij

– Personi në foto është Denis Çali, 33-vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin në fshatin Fortuzaj në Tiranë.

Nga aksidenti ndërroi jetë edhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij, ndërsa Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali.

Një prej miqve të Çalit shkruan në rrjetet sociale se komunikimi i tyre i fundit ishte dje.

‘Me ngushllime familjës denis çali. Qofsh i xhenetit o denis dje më shkrujte e pa besushme’- shkruan miku i viktimës, ndërsa Çali i kishte shkruar me mesazh; rrugëve, rrugëve.