Dosja “Ahmetaj” dhe ngjarja e pazakontë në Berlin, Artan Hoxha bën komentin epik për drejtësinë shqiptare

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar SPAK-un në lidhje me çështjen e Arben Ahmetaj duke e lidhur me një situatë të pazontë që ka ndodhur dje në Berlin, ku të gjithë banorët e qytetit ishin izoluar brenda banesave të tyre për shkak se një luanesh qarkullonte nëpër rrugë, por pasi e gjetën ai ishte thjeshtë një derr i egër.

Ndërkohë Hoxha thotë se këta janë duke kërkuar një ‘tigër’ (i referohet Arben Ahmetajt) dhe nga ferra ku është fshehur nuk po del as lepuri i butë.

Ky duket se është koment i cili tregon se drejtësia shqiptare nuk po bën asnjë veprim për gjetjen e Ahmetajt, i cili u arratis ditën që SPAK i kërkoi leje Kuvendit që ta arrestonte.

“Te pakten gjermanet, po kerkonin per “luaneshe” dhe u doli derr i eger,…

por keta tanet, po kerkojne per “tiger” dhe nuk po u del as lepuri i bute nga ferra…”, shkruan Hoxha.