“Tërbohet” moti, disa qytete shqiptare përfshihen nga stuhi shiu dhe breshëri (Video)

Prej më shumë se 3 javësh pjesa më e madhe e Europës ëhstë përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, përfshirë edhe Ballkanin.

Por ndërsa në Shqipëri temperaturat vijojnë të jenë end shumë të larta, disa qytete të Kosovës janë përfshirë mbrëmjen e sotme nga stuhi të forta shiu dhe breshëri.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Nacionale, në Malishevë ka patur stuhi të forta shiu, ndërsa në qytetet të tjera ka patur breshër, sasia e të cilit ka qenë mjaft e lartë.