Nga 1 gushti pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti, 26 korriku është afati i fundit i përdorimit të kuponave ‘Aleat’

Ministria e Brendshme e ka njoftuar qytetarët se më 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Siç raportohet, prej 1 Gushtit 2023, e në vijim,

shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”. Logoja e re e IdentiTek, simbolizon shqiponjën, të integruar në një chip elektronik. Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike,

përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Çmimi i kuponëve nuk do të ndryshoj, do të jetë i njëjtë siç ka qenë.“Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike. Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”. Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit” , thuhet në njoftim.

Drejtuese e “IdentiTek” do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut.