Nuk është Tirana/ Ja cili është qarku me më shumë makina për banorë në Shqipëri

Mbi 796 mijë në Shqipëri, 51% të prodhimit të para 11-20 viteve

Në rrugët e Shqipërisë vijojnë të rritet numri i automjeteve në qarkullim.

Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultonin 796.438 mjete nga 740 669 të tilla në vitin 2021, duke u rritur me 7.5 %. përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “autoveturat” (80,3 %).

Sipas të dhënave zyrtarë në vitin 2022 numri i autoveturave për pasagjerë për 1000 banorë është 232, ndërsa një vit më parë ishte 212.

Edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të automjetve në qarkullim, në krahasim me popullsinë, Durrësi mban vendin e parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit ka numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 301 të tilla e ndjekur nga Lezha me 287 autovetura për 1.000 banorë.

Ndërsa Korça është qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 165 autovetura.

Nga mjetet rrugore, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 51,1 % të numrit gjithsej.