Memolla kryebashkiak i Rrogozhinës, reagon për herë të parë Rama

Edison Memolla i PS-së fitoi përsëri në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, me një rezultat më të thellë se në zgjedhjet e 14 majit.

Rama përshëndeti rezultatin që sipas tij është spektakolar, nga 21 vota para më 14 maj, në 1752 vota para më 24 korrik.

“Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore,” – shkroi Rama në Facebook.