Çfarë po paralajmërojnë mbledhjet e befasishme të Edi Ramës? Pas Asamblesë do të mblidhet dhe kabineti qeveritar

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim informal pune kabinetin qeveritar në Tepelenë.

Sipas burimeve për mediat mësohet se takimi do të mbahet dy ditë rresht, më 28 dhe 29 korrik.

Mbledhja e kabinetet qeveritar do të mbahet pas mbledhjes së Asamblesë më 26 korrik në Tiranë.

Edhe pse takimi do të vijë dy ditë pas mbledhjes së asamblesë së PS, ende nuk dihen arsyet e këtij takimi jashtë Tirane.

Deri më tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet në takimin e tyre.