Momente tmerri në mes të Sarandës, telat e energjisë elektrike shpërthejnë në flakë (Video)

Qytetarët e Sarandës që janë gjendur paraditen e sotme në rrugën pranë gjykatës,

kanë përjetuar momente të frikshme pasi telat e korrentit kanë bërë masë dhe kanë shpërthyer në flakë.

Në një video të siguruar nga Report TV duket që telat shpërthejnë në flakë dhe dëgjohet shpërthimi.

Qytetarë të tmerruar duket që largohen, ndërsa disa i bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë të largohen pasi mund t’u rrezikohet jeta.

Një javë më parë, gati e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik. Ndërsa në Ksamil u këputën disa kabllo dhe më pas ndodhi një shpërthim i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.