Aksident i rëndë pas mesnate, “Benzi” ndahet në dysh, plagoset 23-vjeçari

Foto ilustruese< Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të riun nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve./strong>