Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një e moshuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë një marketi, në aksin Fushë Krujë- Tiranë.
E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën për të dalë në krahun tjetër dhe është përplasur nga mjeti.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.