Vritet me armë zjarri shqiptari në Greqi(Detaje)

Është ekzekutuar me 5 plumba, 37-vjeçari shqiptar në Greqi, 50 minuta pas mesnatës së të mërkurës.

Atentati është kryer nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit, në momentin kur shqiptari parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit.

Konkretisht shqiptari është vrarë në zonën Evosmos, Greqi dhe ekzekutorët kanë qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.

37-vjeçari po shkonte në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou kur iu bë pritë nga atentatorët.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh mes banditëve të lokaleve te natës.