Prej një viti i zhdukur, SPAK zbarkon në shtëpitë e Ervis Martinajt

Policia e Shtetit dhe SPAK ka zbarkuar për kontrolle në banesat e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Prej pothuajse një viti ‘bosi’ i lojërave të fatit është zhdukur.

Kontrollet vijnë në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u arrestuan policë,

anëtari i bandës së Bajrave, prokurorë, biznesmen, ish komisar dhe Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum.

Ende nuk dihet se çfarë kanë zbuluar në banesat e tij dhe se pse janë kryer këto kontrolle.