PAMJE TRONDITËSE/ Gazetarja raportonte live, momenti kur shpërthen depoja e armatimeve në Greqi (Video)

Shpërthen depoja e armatimit në Nea Anqialo në Volos.

Një depo armatimi në të cilën mbahen predhat dhe armatimet e avionëve të ushtrisë greke është përfshirë prej zjarreve që po djegin që prej 3 ditësh në Volos të Greqisë.

Burime policore thanë se flakët përfshinë një depo në të cilën mbaheshin armatimet e avionëve F16 të ushtrisë greke duke shpërthyer.

Në zonë dëgjohen shpërthime të shpeshta por ende nuk dihet nëse ka viktima.

Më herët flakët që djegin zonën ishin afruar frikshëm bazës ajrore ndërsa pak me tej marina detare mundit të evakuojë nga një plazh i zonës banorët e një fshati dhe pushuesit që ndodheshim aty.