Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.
Ngjarja ndodhi në lagjen “3 Heronjtë”.
Ndërsa raportohet se në banesë jetonte vetëm një i moshuar i cili ka marrë plagë të lehta.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërsa komshinjtë thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe pastaj kanë dalë flakët.