Do të ketë të njëjtin fat si Ahmetaj, Tahiri e Dako? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri ishte sot përballë gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të këtyre të fundit lidhur me lëvizjet e fundit të PS.

Teksa qarkullojnë zëra se dhe Gjiknuri do të jetë pjesë e hetimeve të SPAK, ky i fundit përgjigjet se nuk e shqetëson ky fakt dhe se është i hapur për të gjithë.

“Jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati Publik, nuk shqetësohem. Nuk kam asnjë lloj përfitimi. Ka pasur 2 episode që nuk kanë lidhje fare, se janë bërë 1 vit përpara se të niste kjo procedurë.

Ne kemi qenë dhe bashkë, dhe kemi ngrënë darka, e kemi qenë dhe në hotël, por njohja, takimi me dikë nuk të bën fajtor. Ministrat janë përgjegjës kur vendimmarrjet e tyre sjellin përfitime individuale apo interesa në kurriz të popullit,” tha Gjiknuri.