“Të përfshirë edhe politikanë”, deklarata e fortë e gazetares Anduena Llabani: SPAK ka në duar mbi 80 mijë faqe përgjimesh. Do çuditeni nga emrat

Pas operacionit të bujshëm të SPAK të ditës së djeshme ku u arrestuan disa emra të fuqishëm të botës së policisë, biznesit dhe krimit në vend, ditën e djeshme paralajmërohet se emra të tjerë priten të arrestohen.

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në një intervistë televizive tha se me arrestimin e 15 personave gjatë ditës së djeshme, ku përfundoi në pranga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, Oltion Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, mësohet se në prokurorinë speeciale kanë përfunduar mbi 80 mijë faqe përgjime nga jashtë.

Në bazë të këtyre përgjimeve pritet arrestime edhe nga radhët e politikës

“Në SPAK kanë ardhur mbi 80 mijë faqe me materiale ku bëhet fjalë për përgjime, mesazhe, video, persona për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet është e faktuar se komunikonim me njëri-tjetrin. Këto përgjime kanë ardhur nga Franca dhe Belgjika.

Në këto 80 mijë faqe nuk bëhet fjalë vetëm për këta 15 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, por edhe për emra të anëtarëve të grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri, mes tyre edhe në nivele pushteti lokal dhe qendror