I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj bën lëvizjen e papritur

Avokati i Arben Ahmetatj ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati Henrik Ligori dorëzoi sot kërkesën ku kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO.

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar kater dite me pare. Zyrtarisht nuk dihet se ku ndodhet, por avokati deklaroi dy javë më parë se klienti i tij, Arben Ahmetaj ndodhet në Britani pranë vajzës së tij që ka probleme shëndetësore.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias. Ndërkaq kujtojmë se vetë Arben Ahmetaj ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat ndaj tij.