Zjarret në Greqi “djegin” Notis Mitarakis, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen, Mitostakis gjen zëvendësuesin

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme pas zjarreve shkatërruese në Greqi. Dorëheqja e tij vjen derisa Greqia po lufton me zjarret që nga java e kaluar që shkaktuan evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Mitsotakis. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, përfshirë shërbimet e zjarrit, policinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Në vend të tij është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou. Zjarret në të gjithë Greqine, të cilat janë shtuar nga erërat e forta dhe temperaturat që kalojnë 40 Celsius, vranë dy persona të tjerë në Greqinë qendrore më 26 korrik, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret në gjithsej pesë.

Zyrtarët urdhëruan evakuimin e disa komuniteteve në zonën Magnesia, një zonë bregdetare në veri të Athinës e goditur rëndë nga zjarret. Trupi i një bariu 45-vjeçar është gjetur në një zonë rurale mbrëmjen e së mërkurës, tha zjarrfikësja. Më herët, autoritetet kishin gjetur trupin e një gruaje, tha televizioni shtetëror ERT.

Të dyja këto vdekje i atribuohen zjarreve. Në Sesklo, një fshat pranë qytetit port bregdetar Volos, mbetjet e djegura të një lope mund të shiheshin në një fermë ndërsa vendasit stërvitnin bagëtitë e tjera. Një zjarr tjetër shpërtheu pranë qytetit të Lamias, në jug të Volos. Banorëve të disa vendbanimeve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë edhe një zjarr tjetër në ishullin Evia, ku dy pilotë u vranë të martën kur avioni i tyre u rrëzua në një kodër ndërsa po hidhte ujë mbi flakët.