Spartak Ngjela tregon rrugën që do të ndjekin amerikanët për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka treguar ditën e djeshme rrugën që do të ndjekë SHBA për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Në një analizë në rrjetet sociale, ai paralajmëron arrestime “VIP. Ai shprehet se politika amerikane duhet të tregojë forcë te SPAK, ‘sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri’.

“Të gjithë ata kryeministra apo presidentë që kanë kaluar në Tiranë si drejtues të Shqipërisë, sot janë të përbuzur nga shqiptarët. Sepse nuk krijuan dot frymë zhvillimi drejt qytetërimit perëndimor dhe ende nuk po e krijojnë, prandaj janë përbuzur e do të përbuzen nga shoqëria. Por, sundimi i tyre do të vijojë.

Sepse vetëm përbuzja nuk mjafton. Duhet akt. Zhvillimi kërkon akt. Por që të kryesh një akt zhvillimi drejt pasurimit të shoqërisë, duhen ide, dhe idetë duhet të vihen në jetë. Ku është akti i kohes sonë? Asgjë. Sepse nuk ka pasur dhe nuk ka drejtësi. Domethënë gjithçka duhet të ecë drejt ligjit, drejt zgjedhjeve të lira, drejt progresit ekonomik dhe drejt ngritjes së mirëqenies dhe pesonaliteit të individit.

Të gjithë shqiptarët sot e dinë që janë duke u drejtuar nga individë të panjohur në elitën e intelktualizmiti shqiptar, dhe ende nuk po dinë të dalin nga ky qerthull që u imponon varfërinë. Shqiptarët sot janë të imponuar nga ato elita politike që kanë bërë vetëm korrupsion dhe kanë bllokuar zhvillimin ekonomik dhe intelektual të shoqërisë shqiptare. Por koha po kërkon një bashkim cilësor; Po kërkon një aftësi për të zbuluar shkakun dhe për të gjetur kushtin ku duhet të mbështetet rrëzimi i korrupsionit të lartë shtetëror;

Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar; Kërkohet që SPAK të hyjë në aktin real të madh të goditjes penale të korrupsionit të lartë; Kërkohet që politika amerikane të tregojë forcë te SPAK, sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri; Kërkohet që SPAK-ut t’i jepet e drejta absolute e kontrollit specifik të votimeve në Shqipëri; Kërkohet që SPAK të angazhojë ekspertë të nivelit të lartë profesional në hetimin e krimeve, në analizat juridike penale të krimit të lartë të korrupsionit në Shqipëri Kërkohet të vijojë perfeksionimi ligjor i reformës në drejtësi Kërkohet impenjim shkencor për ngritjen e nivelit të Sistemit Universitar në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në analizën e Ngjelës.