Shpërthen bombula e gazit në Pogradec, digjet komshiu

Pogradec-Shpërthen bombula e gazit në një fshat të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj.

Në banesën e F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.