Unioni i Transportit Publik del me njoftimin e fundit, ja ndryshimet që do të nisin nga dita e hënë në qarkun e Tiranës

Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara. Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.

Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.

‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.