E ëma e 46-vjeçares së vrarë në Maliq: Vajza ishte me urdhër mbrojtje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Zëmblak, në Maliq. Luiza Mullalli, 46-vjeç, nënë e tre fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Trupi i së ndjerës u konstatua i pajetë nga forcat e policisë në një gropë septike pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, e ëma e 46-vjeçares së vrarë në Maliq ka shpërthyer në lot, teksa ka bërë me dije se vajza e saj ka qenë me urdhër mbrojtje

Mamaja e 46-vjeçares: Krimineli që erdhi prej Amerikës… Vajza ishte në punë, në Korçë, më merrte gjithmonë në telefon, sot nuk mori. Më morën vajzat e tjera nga Greqia, na lajmëruan ato. Vajza ishte me urdhër mbrojtje. Ai nuk vinte jetonte te e ëma. Në ballkonin lart, ishte një çarçaf dhe i thoja këtyre, këtu e ka hequr çupën. Ka qenë me shokë. Kishin probleme me njëri-tjetrin. Njëra është te vajza tjetër në Greqi, një e martuar. As fëmijët e vetë nuk donte ai. Kërkova nuk e gjeta çupën, e gjetën policët. Kunata që ka ardhur nga Amerika, ka paguar kriminelë dhe më vrau çupën.