Aksident i frikshëm në autostradën e Durrësit/ “Volkswagen” frenon papritur, “Audi” përfundon mbi të dhe më pas… (Foto)

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 17:30 në autostradën Durrës- Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.

Mësohet nga burimet për mediat se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volkswagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.

Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.