“Nuk duhet të publikohen”/ Megaoperacioni i SPAK, gazetari i njohur zbulon arsyen pse dosjet nuk u janë dhënë avokatëve

Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të diel i ftuar në emisonin “Review” për të folur rreth megaoperacinit të SPAK.

Ndër të tjerat ai foli edhe për pretendimet e avokatëve mbrojtës të cilët kanë thënë se nuk janë njohur me dosjet e klientëve të tyre dhe se telefonat e sekuestruar nuk duhet të merren si subjekt hetimi, pasi nuk mund të verifikohen se kush ka folur me ta.

Dervishi tha se dosjet nuk u janë dhënë avokatëve, pasi sa herë që është ndjekur kjo procedurë ato i janë dhënë mediave, duke dëmtuar kështu hetimin.

“Është vepruar kështu, nuk u janë dhënë avokatëve mbrojtës materialet, sepe po na ndodh një fenomen kohët e fundit që sa i marrin avokatët në duar, i ka edhe media materialet.

Kështu mund të dëmtohet hetimi, të mos harrojmë se akoma prokuroria është në proces duke u marrë me këtë punë. Duke dalë para kohe në media, besoj se dëmtohet hetimit.

Ndërsa pjesa tjetër që thotë mbrojtja që aparatet mund të jenë të personave nën akuza, kjo është lehtësisht e vërtetueshme”,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.