Ministri i Mbrojtjes në zi, humb njeriun e shtrenjtë: Sot iku…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka humbur mikun e tij të ngushtë, Vaske Kosta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi në llogarinë e tij në Facebook ku shkruan se Vaska, miku i tij nuk është më mes nesh. Ai shkruan se Vaske ishte më shumë se shok, më shumë se vëlla dhe më shumë se një korçar i mirë.

“Na mbetet të kujtojmë të vjetrat sepse të reja nuk do të ketë më Sot iku një njeri i mirë i qytetit tim. Mbase më i miri!”, shkruan ministri.

“Sot iku një njeri i mirë i qytetit tim. Mbase më i miri!

Vaska nuk është më mes nesh. Iku pa na lajmëruar e pa u ankuar. Mori me vete buzëqeshjen më të dlirë, zërin më të ëmbël, shpirtin më pozitiv dhe thjeshtësinë më të madhërishme që unë kam njohur.

Ti ishe më shumë se shok, më shumë se vëlla, më shumë se një korçar i mirë. Ishe Vaska! Ti dije të gëzoheshe për çdo grimcë të jetës dhe të merakoseshe për çdo humbje. Sot të gjithë, sepse të gjithë të njihnin dhe të donin, janë zgjuar me një PSE. Edhe unë.

Arsyen pse ike kaq shpejt nuk do ta kuptoj kurrë, por di që batutat e bukura, fjalët e mençura, brohoritjet apo psherëtimat para ekranit kur fitonte apo humbte skuadra jote e zemrës, përshëndetjet e buzëqeshura që shpërndaje për të gjithë, bisedat e këndshme të veshi në berberanen tënde të famshme, do të jenë për shumë kohe me ne.

Na mbetet të kujtojmë të vjetrat sepse të reja nuk do të ketë më Sot iku një njeri i mirë i qytetit tim. Mbase më i miri!” ka shkruar Niko Peleshi.