“Do të lahet ky vend me gjak”- Dhunimi nga punonjësi i Gardës, flet i moshuari: Jemi kushërinj, gruaja e Martinit më ka sharë me fjalë të pista! Kanë mbyt veten dhe mua

I moshuari, Pjetër Kaçi, i cili u dhunua nga 3 vëllezër të familjes Nikolla ka treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë ditën e dielë (30 korrik) në Hamallaj.

80-vjeçari, në një intervistë për News24, u shpreh se konflikti ka nisur për rrugën dhe plani për dhunimin e tij ka qenë i planifikuar.

Ai u shpreh se njëri prej vëllerzrve, Arbeni, i ka prerë rrugën kur dërgoi lopën në parcelë dhe i ka thënë se “ky vend do lahet me gjak”.

Sipas tij, ata janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe se gruaja e punonjësit të Gardës, Martin Nikollës, e ka sharëe me fjalë banale.

“Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime. I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.

Më pas shtoi “Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua.”