Nuk ndalen sulmet në SHBA/ Vritet 21-vjeçarja dhe plagosen 8 vajza të tjera

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Çikagos, ku pas të shtënave me armë, një 21-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 8 vajza të tjera u plagosën.

Sipas BBC, të shtënat në lagjen North Lawndale ndodhën pak para orës 1 të mëngjesit,

kur teksa ato ishin së bashku, një makinë u afrua dhe më pas u qëllua me armë.

Sipas autoriteteve shumë persona u panë duke dalë nga automjeti me armë dhe filluan të qëllonin drejt grupit.

21-vjeçarja u qëllua në fytyrë dhe u transportua në Spitalin Mt. Sinai,

ku u shpall e vdekur pak kohë më vonë, thanë autoritetet.