U arrestua gjatë operacionit të SPAK, pezullohet nga detyra prokurori Xhevahir Lita

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezullon nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza”.

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.

Dy vendimet që u morën sot janë:

1. Pezullimin nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri,kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet ngaZv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.