Përfshihet nga flakët vila tre katëshe, në banesë ndodheshin dhe dy persona, zbardhen detajet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë tre katëshe në lagjen numër tre, në Kukës.

Sipas burimeve, mësohet se flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë të vilës, ndërkohë që në katin e parë të saj banonin dy të moshuar.

Fatmirësisht ata nuk janë lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.