Rama “zgjidh qesen”, jep 2 milionë lekë për kurimin e aktorit Genc Fuga

Pas reagimeve të shumta në media qeveria ka vendosur të akordojë 2 milionë lekë të reja për kurimin e aktorit Genc Fuga.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat.

Në mungesë të fondeve, bashkëshortja e tij nisi një fushatë në rrjetet sociale për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro.

Rasti në fjalë dëshmoi edhe njëherë dështimin e sistemit publik të shëndetësisë për të trajtuar këtë rast.