E RËNDË në Vlorë/ Ndërron jetë pushuesi, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një pushues ka ndërruar jetë.

Mësohet se pushuesi është një turist serb, i cili ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në ujë në plazhin “Uji i Ftohtë”, për shkak dhe temperaturave të larta.

54-vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”. 54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.