“Si e justifikon vilën 30 milionë euro?”/ Ish-deputeti i njohur plas ‘bombën’ dhe publikon emrat e politikanëve shqiptarë: Mori postin dhe…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Breaking”, ish-deputeti Halit Valteri ka denoncuar me emra disa nga politikanët të cilët sipas tij, kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe se sot kanë vila dhe makina me vlerë deri në 200 mijë euro.

Valteri nxorri emrin e Ilir Metës, të Sali Berishës, por jo vetëm… si disa nga figurat politike, të cilat deklaroi se i ka denoncuar edhe në SPAK.

“Si ka mundësi që pasi shkohet në një post ministror lëvizin me makina 200 mijë euro, kanë vila nga 5 milionë euro familjarë dhe të afërm. Këto para janë paratë e shqiptarëve, dhe këto para duhet të hetohen dhe të konfiskohen. Nuk mjafton burgu, pasi kemi parë që njerëz të fuqishëm, janë akuzuar 50, 100 milionë euro, shkojnë bëjnë 1 vit e gjysëm-2 vite burg dhe amnistojnë paratë. Duhet t’iu konfiskohen paratë dhe t’iu vihet kusht që të kthehen paratë te buxheti i shtetit.

Ilir Meta, një vilë që të paktën kushton 30 milionë euro, të tregojë me çfarë parash dhe si e ka bërë. Sali Berisha, komshiu i tij, si e ka bërë, me çfarë parash e ka bërë dhe si e justifikon vilën që kushton 20 deri në 30 milionë euro në një nga zonat më elite të vendit tonë”, tha ish-deputeti Halit Valteri.